Mireseerdhe Vizitor, kjo eshte vizita jote e pare? Kliko butonin "Krijo Llogari" per tu bashkuar tani me ne.
  • Fjale te urta Popullore per Punen

    Puna
    • Ai qė pėrton sot, pendohet mot. VLORĖ
    • Bujku i mirė, ia merr me zorr bukėn tokės. TROPOJĖ
    • Burri nė shtėpi, si dreqi nė xhami. ELBASAN
    • Ēelėsi qė punon, nuk ndryshket. MALLAKASTĖR
    • Dembeli ėshtė nėna e tė gjithė veseve. VERI
    • Dera e pėrtimit, caku i mjerimit. LIBRAZHD
    • Dita pa punė nata pa gjumė. JUG
    • Dora me baltė buka me mjaltė. KOSOVĖ
    • Dora e larė, zorrė e tharė. JUG
    • Edhe ujėt po tė rrijė nė njė vend qelbet. JUG
    • Gruaja qė nuk do tė gatuajė, shosh gjithė ditėn. SKRAPAR
    • Gjykon puna, s'gjykon guna. LIBRAZHD
    • Hekuri sa punohet, aq zbukurohet. VLORĖ
    • I mjeri ai qė s'mendn pėr pleqėri. SHKODĖR
    • Kau qė nuk vete nė arė e pret sėpata. KURVEÖESH
    • Kazma nė dorė, buka nė gojė; kazma ne katua, trasta del pėr miell hua. SKRAPAR
    • Kush ka turp, vdes pėr bukė. JUG
    • Kush mori udhė, dhe do tė lodhet. GJIROKASTĖR
    • Kushtrimi del pėr tė ligshtin, pse trimi kujtohet vet. SHKODĖR
    • Lima dalėngadalė bėri tranė gjilpėrė. JUG
    • Malet tunden, po nuk bien. JUG
    • Me fal gjakun ėshtė burrni. KOSOVĖ
    • Mos kij turp nga kush s'ka turp. JUG
    • Mos prit tė tė kėrkojė e mira, po kėrkoje. VLORĖ
    • Mushka do dru, e demi kular. SARANDĖ
    • Mos u fshi si miu prapa poēes. SKRAPAR
    • Nė kurdhėn e nxehtė, s'rrihet me ēekan druri. JUG
    • Njeriut iu bėj njeri, qenit bėniu qen. JUG
    • Po kėrciti dhėmbėt qeni i qėndro me shkop nė dorė. JUG
    • Po nuk qau fėmija, nuk i jep nėna sisė. JUG
    • Po nise njė udhė, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe gurė. DEVOLL
    • Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet. PĖRMET
    • Kėnga pėr darkė, brenga pėr drekė. JUG
    • Ku ka bletė, ka dhe mjaltė. PĖRMET
    • Ku ka zemėr ka dhe krahė. JUG
    • Kullote dhinė tė tė mbushė kusinė. GJIROKASTĖR
    • Kur s'ke mbjellė, s'ke ēfarė korr. JUG
    • Kur s'ke punė luaj derėn. PĖRMET
    • Kush fėrkon pulėn, ha edhe vezėn. KORĒĖ
    • Kush fle ngorhtė ka edhe ftohtė. ARBĖRESHĖT
    • Kush i kullot deshėt, ai qeth dhe leshėt. PĖRMET
    • Kush nuk di ē'ėshtė lodhja, ai nuk di ē'ėshtė ēlodhja. BERAT
    • Kush pėrton vdes urije. BERAT
    • Kush rri nė pemė, ha edhe kokrrat. KORĒĖ
    • Kush s'punon, dheut i rėndon. JUG
    • Kush zė brumė do tė gatuajė. JUG
    • Me mirė "punė e mbarė", se "mirė se tė gjej". SHKODĖR
    • Mbill me njė dorė, korr me tė dyja. JUG
    • Me lopatė ari dhe shat argjendi tunden e lėkunden edhe malet nga vendi. SARANDĖ
    • Mirė se tė gjej, o hija e madhe!- mirė se vjen o dembel hamė- A kamė leje tė rri pak? Po pate me hangėr rri sa tė duash. TIRANĖ
    • Mos rri si nusja nė dasėm. JUG
    • Moti ndihmon atėqė punon. BERAT
    • Nga puna po nuk rrodhi, domosdo do pikojė. VLORĖ
    • Nuk mund tė dalė punė e madhe nga ai qė nuk do tė voglėn. BERAT
    • Njė ujė qė nuk ecėn s'pihet. ELBASAN
    • Paraja nuk i zgjedh njerėzit. VLORĖ
    • Po shkove me tė kėrciturit gishtėrinjtė sot, mos u anko nga tė kėrciturit e zorrėve nesėr. VLORĖ
    • Pula qė kėndon nė mbrėmje nuk bėn vezė nė mėngjes. JUG
    • Puna e rinisė, jorgan i pleqėrisė. TIRANĖ
    • Qan ara se nuk i vjen fara. SARANDĖ
    • Ruaj dhinė tė pish qumėshtin. SARANDĖ
    • Sa mė shpejt kositet livadhi; aq mė shpejt lind bari. TROPOJĖ
    • S'bėhet vreshti me urata, po me shata e lopata. JUG
    • S'gjuhet me zagar lidhur. BERAT
    • Nuk zihet pleshti me dorashka. KORĒĖ
    • Shpjere gojėn te buka e jo bukėn te goja. JUG
    • Trupi shėndoshet me tė punuar, mendja ndėrtohet me tė mėsuar. JUG
    • Ujku e ka qafėn e trashė, se ka kambėt e shpejta. KRUJĖ
    • Vure vezėn more pulėn. KRUJĖ

    "Ju pelqen ky postim? Klikoni butonat poshte per ta bashkendare!"

  • Postimet ne Fundit ne Forum

    Maria

    Kisha katolike pėrkujton Shėn Matinė Apostull

    14 Maj: Shėn Matia apostull

    Kisha katolike pėrkujton Shėn Matinė Apostull


    Emri Mati vjen nga hebraishtja e do tė thotė:

    Maria 13-05-2013, 07:14 Shko tek postimi i fundit
  • Postuesit me Aktiv Kete Vit